Vjosa Osmani ka arritur që në rundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës. Ajo është betuar në Kuvend, para deputetëve, që e votuan atë për presidente. Pas betimit ajo është uruar me duartrokitje në sallë. Gjithashtu Osmani ka mbajtur dhe fjalën e parë si Presidente e Kosovës