Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e promovimit të librit “Kur heshtja flet” me autor Ahmet Shalën, akademik e ish-ambasador i Kosovës, që ka shkruar mbi gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së. Në fjalën e tij, Rama zbuloi për herë të parë se Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për faktin se nuk ka lejuar që prokurorët e Hagës të dhunonin zyrën e saj me argumentin se do të kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit.