Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në një takim zyrtar raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dora Bakoyanis, e cila ka nisur vizitën e saj në Prishtinë këtë të enjte. Procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës ka qenë në qendër të bisedës që presidentja Osmani zhvilloi me raportuesen greke, Bakoyanis.