Top News – Vjosa Osmani presidente/ Shpërblimi i një politikaneje të pakorruptuar
05/04/2021 18:02

Mediat vendase e përshkruajnë Vjosa Osmanin si “Të patrembur”; ajo ishte ndër të parët që foli kundër eliptave të korruptuara, dhe mes një skene të ngarkuar politike me interesa të fshehta e luftra të ashpra pushteti, arriti të fitojë respektin e njerëzve per guximin dhe pastërtinë e figurës së saj. Kosova nuk mund të bëjë përpara nëse ne nuk rrëzojmë murin e madhe e të fuqishëm të krimit dhe korrupsionit, që është ndërtuar prej vitesh, I tha Vjosa së fundmi AFP-së. dhe është pikërisht kjo qasje e saj që I nxiti kosovarët ta shihnin si një forcë shtytëse drejt një ndryshimi pozitiv. Më shumë se 300 mijë vota mori politikania 38 vjecare në zgjedhjet e pergjithshme të 14 shkurtit, duke iu afruar rekordit të 350 mijë votave që e mban “babai I kombit” Ibrahim Rugova. Një shenjë e qartë e mbështetjes për atë që perceptohej si një figurë e ndershme, dhe si një model I rolit femëror në një shoqëri me gjurme të forta patriarkalizmi. Këtë e përmendi dhe vetë së fundi në një postim më Tëitter. “ Duhet ta luftojmë mentalitetin ku gratë nuk trajtohen njësoj me burrat, dhe kjo fillon me qeverisjen ndryshe ”, shkruante ajo. Vjosa Osmani është presidentha e dytë femër në Kosovën që pavarësinë e shpalli në 2008-tën. Së bashku me Albin Kurtin, ata celën një kapitull të ri në skenën politike të vendit, të dominuar prej vitesh nga ish komandantë të luftës. Fitoren dërrmuese në zgjedhjet e fundit e morën me biletën e anti-korrupsionit. Ajo ishte një sprovë e kaluar me sukses, por tani fillon një sfidë edhe më e madhe për dyshen zgjoi shpresën në zemrat e kosovarëve. Ajo është t`I qëndrojnë besnikë zotimeve të marra, e të mos asimilohen dhe vetë prej sistemit të korruptuar që aq fort që luftuan, për të mos zhgënjyer njerëzit që I dhanë besimin e tyre me shpresën se dicka do të ndryshojë vërtet.

Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58