Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’i drejtohet me një fjalim Parlamentit Evropian. Osmani, është ftuar nga presidentja, Roberta Metsola dhe kjo është hera e parë që një President i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian. Siç njofton presidenca e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para deputetëve të Parlamentit Evropian do të flasë "lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për Kosovën që nga vitet e 90-të”, thuhet në njoftimin e Presidencës.