Sulmet hibride përbëjnë një sfidë për stabilitetin kombëtar, kështu është shprehur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa kërkon shtim të kapaciteteve mbrojtëse. Deklaratat e Osmanit u bënë në një konferencë të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me temën për qëndrueshmërinë kombëtare.