Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani udhëtoi drejt Brukselit ku do të zhvillojë një takim zyrtar në selinë e NATO-s me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg, me të cilin do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Presidenca ka njoftuar se gjatë vizitës zyrtare në NATO, Osmani do të ketë një takim edhe me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.