Top News – Vjosa Osmani ‘luftë’ Kurtit, shpërndan Kuvendin e Kosovës
06/03/2026 09:21
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, duke i hapur rrugë vendit për zgjedhje të jashtëzakonshme. Vendimi vjen pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.