Një trup I pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit të Vjosës në Përmet. Trupi I pajetë I përket një personi të identifikuar si Agim Palushi, 55 vjeç. Viktima raportohet se ka qenë emigrant në Greqi dhe sapo ishte divorcuar. Nga hetimet paraprake dhe marrja në pyetje e familjarëve, mësohet se ata kishin bërë denoncim ditë më parë për largimin e 55-vjeçarit nga banesa.