Reshjet e dendura të shiut bënë që lumi i Vjosës të arrinte pikën kritike dhe të përbënte një rrezik të lartë për banorët e fshatit të Novoselës dhe shtëpitë ku ata kanë investuar prej vitesh. Lumi Vjosës arriti pikën kritike mëngjesin e kësaj të enjte, ku niveli i ujit shkoi në rreth 9.2 metra mbi nivelin e detit. Kryetari i fshatit të Novoselës, Liu Moçka e përshkroi këtë situtatë klimaterike, të rrezikshme dhe të papërjetuar ndonjëherë në këtë zone. Si pasojë e kësaj situatë 13 banesa u evakuuan.