Situata në qytetin e Vlorës mëngjesin e të mërkurës ka qenë pa problematika të mëdha sa i përket përmbytjeve, por rreziku më i madh nuk ka kaluar ende, pasi përrenjtë në zonat malore raportohen të tejmbushur dhe në orët në vazhdim mund të vërshojnë në qytet. Kritike raportohet gjendja edhe përsa i përket nivelit të lumit të Vjosës, që ka dalë nga shtrati dhe ka arritur rreth shtatë metra në zonën e Urës së Mifolit, duke shtuar shqetësimet për rrezik përmbytjesh. 12 familje janë evakuuar ku ka dalë lumi.