Edhe verës i erdhi fundi, ky fillim i muajit shtator do të sjellë reshje dhe vranësira, duke bërë që vapa të largohet me gushtin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se javën e parë të shtatorit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa. Moti do të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura pjesën më të madhe të ditëve.