Spitali infektiv do të hapë dyert në muajin gusht, për të gjithë pacientët me Covid 19 dhe jo vetëm. Detajet i bëri me dije, ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ogerta Manastirliu, teksa shtoi se vjeshta parashikon një fluks të shtuar rastesh të reja me koronavirus.