Një shtetas Kosovar ka marrë lëndime pas një sherri për motive të dobeta në një karburant në Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.M., 37 vjecc, I cili është konfliktuar nga dy shtetasit shqiptar punonjës të karburantit me inicialet N. S. 61 vjecc dhe K. R. 52 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.