Komandanti në largim i KFOR-it, Michele Ristuccia, tha të premten në një konferencë për shtyp, se situata në kosovë mbetet e paqëndrueshme dhe se mund të tensionohet shpejt. Për momentin, gjendja është qetësuar por “nëse palët nuk ulen për ta negociuar një zgjidhje politike, kjo situatë do të jetë më e cenueshme dhe më e paqëndrueshme sesa ajo paraprake”. “Dy palët duhet të ulen në tavolinë negociuese. Prandaj e mbështesim dialogun. Besojmë plotësisht në përpjekjet diplomatike për ta gjetur një zgjidhje për këtë situatë”.