Ish-kryeministri Sali Berisha, u dha dritë jeshile kandidatëve të tij, që kanë kontestime për numërimin e votave preferenciale, që të kërkojnë rinumërim, përkundër qëndrimit që i gjithë procesi konsiderohet si një farsë nga Berisha. Referuar pretendimeve për trafikim vote brenda listës, pati edhe një paralajmërim për numëruesit.