Policia e Durrësit ka zbardhur grabitjen e ndodhur të premten në një dyqan në lagjen numër 15, ku nën kërcënimin e armës u vodh xhiroja ditore. Këtë të diel, Policia e qytetit bregdetar ka njoftuar dhe arrestimin e dy personave. Bëhet fjalë për shtetasit Orges Mona, 34 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe Erlind Shehaj, 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.