Një 51-vjeçar I shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga operacionalja në Tiranë. Në pranga përfundoi Ylli Misku. Sipas uniformave blu ai rezulton I dënuar nga Italia për trafikim të lëndëve narkotike dhe vjedhje në rrethana rënduese. Ylli Misku, sipas policisë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg.