Teksa vendi po përballet me temperatura të ulëta, strukturat e Bashkisë së Tiranës janë në gatishmëri për t’u siguruar një ambient të ngrohtë dhe ushqim për të gjithë personat e pastrehë në qendrën sociale “Strehëza”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Eduard Shalsi, vizituan mbrëmjen e djeshme personat e sistemuar në këtë qendër pritëse dhe po marrin të gjitha shërbimet e nevojshme.