Top News- Vizitë e stuhishme në Kiev/ Blinken dhe Austin shkojnë mes luftës në Ukrainë!
23/04/2022 23:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po tregojnë edhe njëherë se janë në krye të përpjekjes ndërkombëtare për të Mbështetur Ukrainën me ndihma dhe armatime për t’i bërë ballë agresionit rus. Në kohë kur lufta në Ukrainë ka hyrë në një tjetër fazë dhe është përqëndruar në pjesën lindore të vendit, dy nga zyrtarë më të lartë amerikanë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojnë ditën e dielë Kievin Lajmi u dha nga vetë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy gjatë një konference për shtyp të organizuar në një metro të Kievit. Edhe pse lideri ukrainas nuk dha detaje të mëtejshme rreth takimit, kjo do të ishte vizita e parë zyrtare nga zyrtarë të këtij niveli të qeverisë amerikane që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Blinken ka vizituar kufirin Ukrainë-Poloni disa javë më parë dhe hyri për disa minuta në territorin ukrainas, por asnjë zyrtar amerikan nuk ka shkuar në Kiev. Pavarësisht këtij njoftimi të paparalajmëruar nga Zelensky Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë të shtunën lidhur me vizitën e mundshme. Gjatë konferencës, Presidenti ukrainas kërkoi gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të pranojnë të jenë një nga garantuesit e sigurisë së Ukrainës për ta mbrojtur atë nga kërcënimet e ardhshme. Zelenskyy ka kërkuar që presidenti Joe Biden të vizitojë Kievin dhe të shohë nga afër masakrat e ushtrisë ruse por ftesa është hedhur poshtë për arsye sigurie. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15