Presidenti Begaj është takuar me përfaqësuesit e partive politike kryesore shqiptare, në Maqedoninë e Veriut. Raportohet se Begaj është takuar me Kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi, me Kryetarin e Lëvizjës Demokratike, z. Izet Mexhiti, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Për Integrim, z. Ali Ahmeti, me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha, si dhe me figura të tjera të rëndësishme të politikës në Maqedoninë e Veriut.