Kryeministri grek, KyriakosMitsotakis në një intervistë për një gazetë maqedonase ka folur për zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet me vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kreu i qeverisë greke Mitsotakis ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë për të cilën ka thënë se qeveria greke nuk kishte arsye ta ndalonte, pavarësisht thirrjeve të bëra nga krahu i djathtë i politikës greke, pasi ishte private ashtu si fjalimet përkatëse parazgjedhore që ai ka planifikuar në vende të tjera, në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri.