Kryeministri Edi Rama po zhvillon të parën vizitë zyrtare të nivelit të lartë në Spanjë, në historinë e marrëdhënieve bilateral. Në publikimin e videos nga ceremonia solemne të zhvilluar nga presidentja e Kongresit të Deputetëve Meritxell Batet, Rama thotë se kjo vizitë hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.