“Nëse dikush dëshiron të tregojë mbështetje për paqen, vendi i duhur për këtë më 9 maj është Kievi, jo Moska”, ka qenë mesazhi I Komisionit Europian për presidentin serb Aleksander Vuçiç pas vizitës në Moskë ku u takua me homologun rus, Vladimir Putin. KE është shprehur se nga Serbia pritet të dëshmojë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane dhe të bindë për orientimin e saj strategjik drejt Bashkimit Evropian. Komisioni nënvizon se të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të legjitimojë agresionin e Putinit kundër Ukrainës. BE ka theksuar se ka qenë "krejtësisht e qartë" me partnerët e saj, përfshirë edhe vendet kandidate si Serbia.