Top News-Vizita e parë e Zelenskit në ‘Rusi’/Nga Khersoni ‘i aneksuar’: Përpara!Por jo deri në Moskë
15/11/2022 09:33

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi të hënën qytetin e Hersonit, i cili javën e kaluar u çlirua nga pushtimi rus. Ai bisedoi me ushtarët e mbledhur në qytet dhe tha se Ukraina “është duke ecur përpara”. Humbja e Hersonit u cilësua si zmbrapsje e madhe për Rusinë. Ushtria ruse mori kontrollin e tij shumë shpejt pasi nisi pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.