Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas viziton për herë të parë Ballkanin Perëndimor nga data 7 deri më 9 prill, ku do të ndalet në Malin e Zi, Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Në Shqipëri, shefja e diplomacisë europiane do të takohet me presidentin e republikës, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Konferenca e përbashkët për shtyp me kreun e ekzekutivit shqiptar është planifikuar të mbahet në orën 10 e 25 minuta, më 8 prill.