Albin Kurti e konsideron historike vizitën e shefit të CIA-s në Prishtinë dhe dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve. Zyra e Kryeministrit shpërndau një deklaratë për mediat rreth tre orë pas takimit mes Kurtit dhe Ëilliam Burns. Në deklaratë, Kurti thotë se kjo vizitë është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.