Kosova po bëhet një partner i denjë për t'u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n. Kështu shkroi kryeministri Albin Kurti në rrjetet sociale, ku shpërndau foto nga vizita e general-lejtnant Bashkim Jasharit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 30-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror.