Në vizitën e parë të tij në Kosovë në cilësinë e Presidentit, Bajram Begaj, foli pak, tha pak por shkaktoi debate e ndezi polemika. Sigurisht që presidenti kishte një axhendë të ngjeshur me takime në prishtinë, duke filluar nga takimi me presidenten Osmani, kryeministrin kurti, kryetarin e parlamentit Glauk Konjufca e më pas edhe ndalesat në varrin e ish presidentit rugova e Prekaz, por ai u tregua gojëlidhur dhe foli për gazetarët në një konferencë për shtyp vetëm pas takimit me Osmanin. Edhe atje, fjalimi ishte i shkurtër, i shkruar paraprakisht. Justifikimi ishte axhenda e ngjeshur.