Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vizionin e tij për draft-statutin e Asociacionit do ta konkretizonte nëse ka pajtueshmëri në parim për shtyllat e tij. Kurti, në seancë plenare tha se nuk mund të shkruajë statutin e Asociacionit dhe pastaj të kërkohet një kompromis për të, pa pasur në fillim pajtim për parimet e tij.