Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se duke nisur nga dita e premte, prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë me dije se do të jepen nga 80 euro për blerjen e librave dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.