Edhe pse 31 dhjetori është zakonisht një ditë kur masat e sigurisë shtohen përgjithësisht në shumë qytete të botës, për shkak të luftës në Ukrainë, zyrtarët e Moskës kanë vendosur të marrin masa shtesë sigurie. Sipas mediave ruse, në natën e ndërrimit të viteve, Moska do të aktivizojë mbrojtjen kundërajrore dhe antiraketë dhe në të gjithë këtë proces do të përfshihen rreth 20 mijë ushtarë.