Top News – Viti i artë i Super të Pasurve / 200 miliarderë të rinj, pasuria globale në qiell
05/12/2025 14:54

Viti 2025 konfirmon statusin e tij si një vit rekord për pasurinë globale: më të pasurit e botës zotërojnë 15.8 trilionë dollarë, të nxitur nga tregjet e aksioneve në lulëzim dhe rritja marramendëse e gjigantëve të teknologjisë. Kjo është panorama e marrë nga UBS (u-bi-es), me 196 miliarderë që e kanë ngritur vetë perandorinë e tyre, numri më i lartë që nga viti 2021. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë "shtëpia e miliarderëve" me 924 individë, e barabartë kjo shifër me një të tretën e të gjithë super të pasurve në botë. Është vendi ku krijohet pasuria dhe madje shpejt. 89 miliarderët e rinj të regjistruar nga UBS, në fakt, vijnë kryesisht nga bota e startup-eve dhe investimeve në kompani që simbolizojnë epokën e Inteligjencës Artificiale: Nvidia, Oracle dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë që kanë parë performancë të shkëlqyer në vitet e fundit. Në Evropë, miliarderët e rinj lindin në familje. Skenari është i ndryshëm në Evropën Perëndimore, ku miliarderët e rinj nuk e ndërtojnë pasurinë e tyre, por trashëgojnë pasuri tashmë të konsoliduara. Sipas UBS, 91 persona u bënë miliarderë falë trashëgimive që arrijnë në total 297.8 miliardë dollarë, një rritje prej 36% krahasuar me vitin e kaluar. Pothuajse dy të tretat e kësaj pasurie të transferuar janë të përqendruara në Evropën Perëndimore, ndërsa Shtetet e Bashkuara zënë 86.5 miliardë dollarë. E ndërkohë, e ardhmja parashikohet akoma më e ndritur. 6.9 trilionë dollarë do të ndryshojnë duar deri në vitin 2040. Dekada e ardhshme do të jetë dekada e trashëgimive të mëdha. UBS parashikon që deri në vitin 2040, miliarderët do t'u kalojnë 6.9 trilionë dollarë trashëgimtarëve të tyre.

Top News – Trump del garant. Izraeli nuk do përdorë armët bërthamore ndaj Iranit
16/03 23:00
Top News – 75 mijë trupa kundër karteleve. Ekuadori nxjerr ushtrinë kundër bandave të drogës
16/03 22:00
Top News – Sistem antidron britanik kundër Iranit. Londra mendon testimin në Lindjen e Mesme
16/03 21:00
Top News- 400 mln fuçi nafte nga rezervat. IEA gati të ndërhyjë, Irani: Hormuzi, mbyllur për armiqtë
16/03 20:00
Top News – Britania nuk bashkohet në luftë / Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit s’është e lehtë
16/03 15:27
Top News – Tregoni vuajtjet e luftës…! Papa, thirrje mediave: Mos amplifikoni propagandën
16/03 15:18
Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
DIGITALB DIGITALB