Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar qytetarët e Tiranës për festat e fundvitit, ku shprehet entuziast për projektet që e presin kryeqytetin në vitin 2024. Përmes një videomesazhi, Veliaj uron të gjithë për një vit të mbarë dhe plot begati në familjet e tyre. Ai e cilëson vitin që po mbyllet si një vit të jashtëzakonshëm për Tiranën, me një bilanc tejet pozitiv, falë kontributit dhe energjisë së qytetarëve të saj.