Përfaqësues të policisë së shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik zbarkuan në terren për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin preventive të 25 pasurive të paluajtshme në pronësi të Jamarbër Malltezit. Teksa ky i fundit ndodhej në gjykatë, dy efektivë të Krimit Ekonomik mbërritën brenda vilës së Jamarbër dhe Argita Malltezit në Gjirin e Lalzit për të vendosur sekuestron preventive.