Sezoni turistik për vitin 2022 , aq më tepër në një vit post-pandemik ishte një shpresë për një sezon më të mirë, më të frytshëm si për individët që do të zgjidhnin Shqiërinë për të pushuar por edhe për vetë bizneset. E përtej bukurive natyrore qe zoti I ka falur një vendi si Shqipëria, pjesa tjetër që është në dorën e vetë njeriut lë akoma për të dëshiruar. Përtej shumë problemeve që kanë dal në “dritë” për këtë sezon edhe pse jemi në fundin e muajit korrik që konsiderohet edhe piku I sezonit , cka do të thotë që shpresa për të ndryshuar nuk është shumë e madhe , në këtë kronikë do të ndalemi pikërisht tek jetët njerëzore.