Përfundimi i procesit të vaksinimit dhe imunizimi i qytetarëve me të dyja dozat e vaksinës antiCovid mbetet prioritet kryesor në situatën pandemike që po kalon gjithë globi. Vaksinimi masiv duket se po vijon me ritme të shpejta. Pas marrjes së dozës së parë të vaksinës imunizuese ndaj koronavirusit, ka nisur në sheshin “Skënderbej” marrja e dozës së dytë të vaksinës “Sinovac” për të moshuarit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë ndjekur fillimin procesit të rivaksinimit.