Një tjetër rast i kalimit të emigrantëve të paligjshëm përmes territorit të vendit tonë është goditur nga strukturat e policisë. Gjatë operacionit të kodura pocemi, forcat e policisë së Mallakastrës kanë arrestuar shtetasin Eduart Idrizi nga Berati, pasi në një furgon të drejtuar prej tij po transportonte 11 emigrantë të paligjshëm. Operacioni u ndërmorr pas informacioneve të marra në rrugë policore se automjeti furgon po transportonte klandestinë drejt Tiranës.47 vjecari i arrestuar në kushtet e flagrancës u kishte premtuar 11 emigrantëve të paligjshëm kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës