Shtyhet sërish gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, lidhur me çështjen ‘Babale’. Lajmi është bërë I ditur nga vetë gjykata, e cila bën me dije: “se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem. Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet. Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet.”