Konstitumi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të 41-të radhasi, këtë të enjte, si shkak I mungesës së kuorumit për votimin e komisionit që mundëson votimin e fshehtë të kryeparlamentarit. Pas dështimit të seancës, Partia Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar kërkesën Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor dhe vazhdimeve të saj më 1 dhe 3 korrik. Në kërkesën e saj, PDK-ja konteston: kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë; hedhjen në votim të këtij komisioni; vetë votimin e komisionit; ndërprerjen e seancës pas mosmiratimit të komisionit. Pas PDK, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka paraljmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.