Për të shtatën ditë radhazi, banorët e Rrjolit kanë vijuar protestën kundër ndërtimin të resortit turistik në zonë, duke u zhvendosur këtë herë përpara Prokurorisë së Shkodrës. Ata kanë depozituar një kërkesë zyrtare në Prokurori, ku kërkojnë zgjidhje të menjëhershme ligjore për verifikimin e dokumenteve të pronësisë së tokës në zonën e Rrjollit, ku po ndërtohet resorti nga biznesmeni Bashkim Ulaj. Sipas banorëve, dokumentacioni që ata disponojnë provon pronësinë e ligjshme të tokës, ndaj i bëjnë thirrje organeve të drejtësisë që çështja të trajtohet me prioritet dhe të shmanget zvarritja e mëtejshme e procesit.