Nuk kanë fund problemet për grupin e mercenarëve ushtarakë të Wagner. Pas vdekjes së udhëheqësit të tyre në një aksident ajror, Yevgeni Prigozhin, Rusia ka ndërmarrë një tjetër veprim hakmarrës, ndonëse më herët dukej se gjakrat ishin ulur. Një varrezë e grupit Wagner është shkatërruar. Qindra varre në fshatin rus Nikolayevka u janë hequr kryqet dhe janë rrëzuar me buldozierë.