Gjykata e Apelit të Bukureshtit ka vendosur që të lërë të lirë Andrew Tate, për të cilin është shfuqizuar masa e arrestit në shtëpi. Tate, vëllai i tij Tristain dhe dy gra rumune do të jenë nën mbikëqyrjen e drejtësisë, një masë më e lehtë kufizuese për ta, por që i privon nga e drejta për t’u larguar nga Rumania, pasi hetimet për akuzat për përdhunim dhe trafikim seksual vijojnë.