Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, gjatë një jave, janë bllokuar 11 mjete të tjera lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, nga Ksamili në Velipojë. Mjetet e bllokuara janë 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë. Në Krorëz është bllokuar 1 anije turistike dhe në Sarandë është bllokuar 1 skaf, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese.