Një I mitur 17-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete është vënë në prangat e policisë së Shkodrës. I riu i identifikuar me inicialet A.K., banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, u kap nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjet në trup një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarakë.