Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente. Në vijim të punës për parandalimim e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura në parë, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit Sarandë organizuan operacionin policor të koduar “Cash”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi, E. V., 46 vjeç, banues në Fier.