Në vigjilje të pashkës katolike u përcollën mesazhe shprese, unifikimi dhe paqeje mes besimtarëve. Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj inkurajoi shqiptarët ta duan më shumë njëri tjetrin, pasi e ardhmja dhe e drejta nuk mund të vijë nga jashtë vendit.