Policia e Durrësit ka zbardhur disa vjedhje të ndodhura në këtë qytet, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar. Vehap Kapaj u vendos në pranga nga shërbimet policore të Durrësit, si person që dyshohet se ka kryer disa vjedhje në të paktën 5 automjete, ku si metodë përdorte thyerjen e xhamave për të marrë sende të ndryshme personale.