Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 42-vjeçar që akuzohet se u merrte me dhunë varëset e floririt shtetaseve të ndryshme në rrugë. Pas hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arritën të zbardhin dhe dokumentojnë tre raste konkrete, ku 42 vjeçari banues në Durrës, ka kryer grabitje me dhunë të varëseve.