Një shqiptar është arrestuar në Selanik të Greqisë, pasi dyshohet se futej në shtëpitë e njerëzve të moshuar me anë të mashtrimit dhe u grabiste para. Mediat greke raportojnë se nga hetimet e kryera, 50 vjeçari shqiptar, gjatë periudhës gusht deri në muajin tetor të këtij viti, është afruar me persona të moshuar, të cilët i ka mashtruar duke u thënë që mund t’i ndihmonte me punime në shtëpi.